BASHKËPUNIMI ME SHBA-në ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR DEMOKRATIZIMIN E MËTEJSHËM TË SHOQËRISË

Bashkëpunimi strategjik i Malit të Zi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është i një rëndësie vendimtare në planin e demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë dhe daljes nga kriza institucionale dyvjeçare (BE), thanë deputetët e Parlamentit të Malit të Zi gjatë vizitës në Uashington. Kuvendi njoftoi se deputetët Andrija Nikoliq, Branimir Gvozdenoviq dhe Damir Shehoviq morën pjesë në mëngjesin e lutjes, i cili u mbajt të enjten në Uashington. Siç u tha, deputetët në margjinat e aktivitetit patën takime të shumta dypalëshe me kongresmenë, senatorë, biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm nga SHBA-të. “Gjatë bisedimeve në Capitol Hill, deputetët këmbëngulën veçanërisht se bashkëpunimi strategjik i Malit të Zi me SHBA-në është i një rëndësie vendimtare në planin e demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë dhe daljes nga kriza institucionale dyvjeçare që ngadalësoi rrugën e vendit drejt BE-së,” thuhet në deklaratë. Në aktivitetin në Uashington foli presidenti amerikan Joseph Biden, i cili tha se forca dhe vendosmëria e përcaktojnë Amerikën edhe në kohë të vështira. Nga Kuvendi njoftuan se mëngjesi i lutjes ka qenë i dominuar nga mesazhet e paqes, por edhe thirrjet për liri dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.

SHARE