SPAJIQ: RRITJA E TË ARDHURAVE NË JANAR PREJ 20% ËSHTË DËSHMI E QËNDRUESHMËRISË SË PROGRAMIT EVROPA TANI

Të ardhurat e buxhetit të shtetit në janar të këtij viti arritën në 106.7 milionë euro (neto) dhe ishin rreth 20.4% ose 18.1 milionë euro më të larta se në janar të vitit të kaluar, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale. Të ardhurat e janarit janë mbi planin buxhetor për 2.9 milionë euro, ose 2.8 për qind. “Këto janë sinjalet e para se ne e kemi planifikuar realisht buxhetin për këtë vit dhe se historia e paqëndrueshmërisë së programit të reformës Evropa Tani’ nuk është e vërtetë. Ne vazhdojmë të sigurojmë të hyra buxhetore stabile, përkundër uljes së ndjeshme të barrës tatimore në paga, e cila mundësoi rritjen më të madhe ndonjëherë të pagave në Mal të Zi në një vit”, tha ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq. Në periudhën në vijim, siç u paralajmërua, pritet një grumbullim edhe më i mirë i të ardhurave, sepse do të ndihen efektet e rritjes së pagave nga programi i reformës, rritjes së shpenzimeve etj. Në vitin 2021, Mali i Zi arriti një mbledhje rekord të të ardhurave buxhetore, e cila tejkaloi “rekordin” e vitit 2019.

SHARE