PROPOZIM PËR SHKURTIMIN E MANDATIT TË KUVENDIT NË PËRPUTHJE ME KUSHTETUTËN

Komisioni Ligjvënës vlerësoi se propozimi i Vendimit për shkurtimin e mandatit të Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën. Kjo u votua nga gjashtë nga tetë anëtarët e Bordit. Shkurtimi i mandatit të Kuvendit do të diskutohet nesër në plenum, nëse kalohet rendi i ditës. Propozimin e vendimit për shkurtimin e mandatit e ka dorëzuar kryeministri Zdravko Krivokapiq. Momo Koprivica nga Demokratët ka thënë se Qeveria ka pasur të drejtë të propozojë shkurtim të mandatit pas nisjes së procedurës për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë. “Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese për marrjen e këtij vendimi”, shtoi ai. Ai tregon se kanë marrë besimin nga qytetarët, e kjo është “shumica elektorale dhe është dashur të ushtrojë pushtetin deri në vitin 2024”. Po ashtu, Komisioni Ligjvënës ka diskutuar edhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. Bozhana Jellushiq nga LQ URA tha se beson se është në interes të përbashkët të komunitetit që të shkohet drejt unifikimit të zgjedhjeve.

SHARE