KRIVOKAPIQ: E DI QË NGA NESËR NUK DO TË JEM KRYEMINISTËR

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq në konferencën e sotme për media tha se është i vetëdijshëm se nga nesër nuk do të jetë më kryeministër, pasi siç theksoi ai, lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq është dakorduar me Lëvizjen Qytetare URA. Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se ngjarjet në skenën politike janë planifikuar shumë kohë më parë dhe se po i hyjmë përfundimit të atij plani. Ai tha se është i vetëdijshëm që ai dhe kjo Qeveri do të shkarkohen nesër. „Por ju nuk mund t’i largoni këta njerëz, janë më të fortë se çdo politikë”, tha kryeministri. Kryeministri u bëri thirrhe qytetarëve të mos dalin në rrugë. “Të qëndrojmë dinjitoz, që është fotografia më e bukur e Malit të Zi. Të ndiejmë momentin në të cilin jemi dhe të marrim së bashku një vendim se paqja dhe siguria e jonë dhe e fëmijëve tanë është më e rëndësishme se të gjitha lojërat dhe interesat. Rrini në shtëpi, shikoni… Unë jam i vetëdijshëm që nesër do të shkarkojnë Kryeministrin dhe Qeverinë, por nuk do të shkarkojnë dhe nuk mund t’ë shkarkojnë popullin. Ata janë më të fortë se çdo politikë”, tha Krivokapiq.

SHARE