Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, nëntë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit, si dhe janë regjistruar 688 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tha se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që diagnostikojnë infeksionin me koronavirus përfunduan analizat të mërkurën dhe dorëzuan rezultatet për 2,402 mostra. Në Institut është raportuar shërimi i 900 pacientëve.