ALBIN KURTI ZGJIDHET KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Qeveria Kurti ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës. Ishin 86 deputetë që kanë votuar pro qeverisë së re, dhe 10 abstenime. Seanca nisi me prezantimin e programit nga Albin Kurti, tanimë kryeministër i Kosovës, për të vazhduar me deklaratat e grupeve parlamentare dhe prezantimin e kabinetit qeveritar nga Kurti. Ndërkohë, për më shumë se tri orë, qeveria VV-LDK u kritikua nga deputetët e opozitës. Qeveria do të ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve. Kabineti i qeverisë Kurti përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi. Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë, Glauk Konjufca, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Ministre të Drejtësisë nga radhët e LVV-së do të jetë, Albulena Haxhiun, ministër të Integrimeve Evropiane,Blerim Reka. Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdarin. Kurse, dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë i është besuar Arben Vitisë. Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa tash e tutje do të jetë ministër i Bujqësisë, Anton Quni, ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit. Vlora Dumoshi e LDK-së do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Hykmete Bajrami do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

SHARE