Foto:Milos Tesic/ATAImages
Grupi joformal i studentëve “Kamo sjutra?” do të organizojë protestë të dielën në Cetinë dhe para Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Podgoricë, pas tragjedisë ku humbën jetën 12 persona.
Ai grup studentësh ftoi të gjithë qytetarët të mbajnë 12 minuta heshtje për 12 viktimat tragjike të krimit të fundit në Cetinë, përballë vilës Lovqenska në Cetinë, të dielën, në orën 17:26.
Ata ftuan qytetarët që në ora 19:30 të mblidhen para ndërtesës së MPB-së në Podgoricë, nga ku do t’i dërgojnë kërkesat atij institucioni.
“Kamo sjutra?” është një grup joformal studentësh nga fakultete të ndryshme malazeze, të mbledhur rreth nevojës së përbashkët për një jetë më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë shoqërinë.
“Ngjarjet e fundit në Mal të Zi kanë kontribuar më tej që qytetarët të mos ndihen të sigurt në vendin e tyre”, thanë ky grup studentësh.
Ata theksuan se liria e fjalës, arsimi cilësor, drejtësia sociale, barazia dhe siguria në shoqërinë malazeze janë të kërcënuara seriozisht.
“Prandaj qëllimi ynë është i qartë – lufta për një shoqëri demokratike dhe të sigurt, pa dhunë. Një shoqëri që nuk pranon të heshtë dhe të bindet, por flet qartë dhe vepron në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Nga grupi “Kamo sjutra?” kanë kërkuar nga partitë politike që ta respektojnë dhe të kontribuojnë që të mbetet një mbledhje civile, pa asnjë karakteristikë partiake.
“Për arsyet e lartpërmendura, ftojmë edhe një herë të gjithë qytetarët që të dielën në orën 17:26 para vilës Lovqenska në Cetinë të mbajnë 12 minuta heshtje për 12 viktimat tragjike të krimit të fundit”, thuhet në deklaratë.