SPAJIQ: DO TË MIRATOHET LIGJI I RI PËR ARMËT, PERSONAT QË POSEDOJNË ARMË DO T’I NËNSHTROHEN KONTROLLOVE RIGOROZE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare se kjo ishte seanca më e vështirë e Këshillit në të cilin kishte marrë pjesë.

“Pas analizimit të situatës, kemi pasur disa konkluzione se çfarë duhet bërë në periudhën e ardhshme”, ka theksuar Spajiq. 

Do të miratojmë, siç thotë ai, një ligj të ri për armët, e kam fjalën për armët e ligjshme dhe personat që aktualisht kanë leje do të kenë kohë deri në 1 janar 2026 që t’i nënshtrohen kontrolleve të reja psikologjike dhe të sigurisë.

“Kushdo që nuk e plotëson këtë kusht do t’i hiqet leja”, tha Spajiq.

“Sa i përket armëve pa leje, tashmë kemi fushatën “Respekto jetën, ktheji armët”. Por kjo fushatë do të kufizohet në dy muaj. Nëse nuk i dorëzojnë armët e tyre ilegale brenda dy muajsh, do të ndëshkohen në mënyrë drastike”, theksoi Spajiq.

Ai shpjegoi se pas këtij afati, ligji i ri do të hyjë në fuqi dhe çdo armëmbajtje apo posedim i armëve do të dënohet me dënimet më të larta.

Ai ka theksuar se ngjarja në Cetinë, ku mbetën të vrarë 12 persona, nuk ka asnjë element fetar apo kombëtar.

Duke folur për vrasësin Aco Martinoviq, ai thotë se ai është një fenomen mjekësor, një njeri që kishte probleme mendore.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë rolin udhëheqës kur bëhet fjalë për këtë fenomen”, theksoi ai.

Është e rëndësishme, thotë kryeministri, që të bashkohemi si komb dhe në pikëllim dhe dhimbje të qëndrojmë së bashku.

“E kuptoj edhe zemërimin si prind dhe vëlla, edhe ndjenjat e ndryshme që kishin qytetarët dhe dua të them se kjo është një barrë e madhe për vendin tonë të vogël”, theksoi ai.

Ai falënderoi të gjithë sektorin e shëndetësisë, veçanërisht të punësuarit në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Ai falënderoi Spitalin “Danilo I”, Qendrën Shëndetësore në Cetinë, zjarrfikësiy dhe të gjithë ata që u përfshinë në vijën e parë të frontit dhe i panë të gjitha ato mizori.

Ai vlerësoi mbi 150 policë që edhe të paftuar dolën në vendngjarje.

Ai falënderoi mediat për raportimin e tyre profesional për tragjedinë në Cetinë. 

SHARE