Foto: Biljana Matijašević
Siç është paralajmëruar sot, qytetarët në orën 17:00 kanë mbajtur një protestë para Qeverisë për shkak të tragjedisë që ndodhi në Cetinë.
Pavarësisht motit të keq, qytetarët erdhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre për, siç besojnë ata, dështimin e sistemit të sigurisë.
Protesta filloi në heshtje, e më pas qytetarët filluan të brohorasin “Vrasës, dilni jasht”, dhe “jepni dorëheqje” ndërsa fishkëllenin policët që erdhën në masë të madhe për të ruajtur ndërtesën e Qeverisë.
Qytetarët u bërtisnin policëve “Ku ishit ju më 1 janar”, “Ku është Sharanoviqi pse nuk del”, “A janë fajtor qytetarët”, “A kemi ne faj”.
Qytetarët mbajnë pankarta ku shkruhej “Duart e tua të gjakosura”, “Ju është kalbur sistemi” dhe “12 minuta heshtje”.
“Siguria në vend është zero, ne po kërkojmë ligje më rigoroze për armët. Kërkojmë të punësohen punonjës policie që dukem se nuk i kemi. Ne i paguajmë këta njerëz në kurriz të të gjithëve, le të punojnë pastaj, ose le të lënë vendet e tyre nëse nuk duan, nëse nuk dinë të punojnë, atëherë do t’i zëvendësojmë edhe ata, nëse as ata nuk din të punojnë,” tha një nga pjesëmarrësit në protestë.
Në ndërtesën e Qeverisë po zhvillohet seanca e Këshillit për Siguri Kombëtare, me rastin e tragjedisë në Cetinë.
Siç thuhet në njoftim, ata kërkojnë përgjegjësi dhe zëvendësimin e gjithë lidershipit politik të sistemit të sigurisë.
Më 1 janar, Aco Martinoviq vrau 12 persona dhe plagosi rëndë katër në një bastisje të përgjakshme në Cetinë.