QKMZ: NJË NGA PACIENTËT NGA CETINA ËSHTË NË GJENDJE SHUMË KRITIKE

Foto: Qendra Klinike e Malit të Zi / KCCG

Njëri nga katër pacientët e plagosur dy ditë më parë në Cetinë është ende në gjendje shumë kritike, njoftoi Qendra Klinike.

Ai pacient ka plagë me armë zjarri në kokë, është në gjendje kome të potencuar, është i qetë dhe gjendja e tij monitorohet rregullisht, njoftuan nga ky institucion.

Pas një analize të detajuar, ekzaminimit dhe të gjitha gjetjeve, siç shtojnë ata, tre pacientët e tjerë janë ndarë nga aparati i frymëmarrjes dhe janë ende në gjendje stabile me parashikim të mirë.

“Një ekip mjekësh nga Qendra Klinike e Malit të Zi, i përbërë nga anesteziologë, kirurgë, urologë dhe neurokirurgë, kanë kryer një vizitë në mëngjes te pacientët nga Cetina të cilët kanë qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore që nga pranimi, pas operacionit”, thuhet në njoftim.

Aco Martinoviq nga Cetina dy ditë më parë qëlloi për vdekje 12 persona dhe më pas kreu vetëvrasje.

SHARE