MILLATOVIQ SHPALL KONKURSIN PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Foto: Kabineti i Presidentit të Malit të Zi / Kabinet Presjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, shpalli thirrje publike për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Shpallja është publikuar në të përditshmen e sotme.

Më 25 dhjetor, Millatoviq njoftoi se do të shpallë ftesë publike, pasi kishte marrë njoftim nga Gjykata Kushtetuese, në të cilën thuhej se në seancën e asaj gjykate njëzëri u konstatua se janë plotësuar kushtet për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e gjyqtarit për të plotësuar pozitën e gjyqtarit Budimir Shqepanoviq, për të cilën është përgjegjës presidenti i shtetit.

Në shpallje thuhet se gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet një person i cili përveç kushteve të përcaktuara me Kushtetutë për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, plotëson edhe kushtet e përgjithshme për të punuar në një organ shtetëror.

Afati për aplikimin e kandidatëve është 30 ditë nga dita e shpalljes.

Lista e kandidatëve të regjistruar do të publikohet në ueb faqen e Presidentit të Malit të Zi.

“Aplikimet e parakohshme, të pakompletuara dhe të cilat nuk janë dorëzuar në përputhje me ligjin, si dhe aplikimet që nuk janë shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm nuk do të shqyrtohen”, thuhet në ftesën publike.

SHARE