SPAJIQ NIS KONSULTIMET ME PARTITË POLITIKE PËR PLATFORMËN “BAROMETËR 26”

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq sot ka filluar konsultimet për platformën “Barometër 26”, të cilën së fundi e prezantoi para opinionit, njoftoi Qeveria.

Siç është paralajmëruar, Spajiq ka pritur sot në takim përfaqësues të Lëvizjes „Evropa Tani“ si dhe përfaqësuesit e Forumit Shqiptar.

“Qëllimi i platformës “Barometër 26” është të bashkojë të gjithë aktorët përkatës social për të ndërmarrë një angazhim të përbashkët për mbylljen e 30 kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2026”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi.  

SHARE