DEPUTETËT NË MES TË DHJETORIT PËR BUXHETIN DHE VENDIMIN PËR HUAMARRJE

Deputetët duhet të diskutojnë projektligjin për buxhetin e Malit të Zi për vitin e ardhshëm dhe vendimin për huamarrje në seancën e Kuvendit të caktuar për 12 dhjetor. Buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm kap vlerën e 2.85 miliardë eurove. Qeveria ka njoftuar më herët se buxheti paraqet një kornizë realiste dhe të qëndrueshme që do të mundësojë ruajtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe sigurimin e financimit të rregullt, të qëndrueshëm dhe në kohë të të gjitha detyrimeve. Një nga karakteristikat kryesore të buxhetit janë transfertat e planifikuara për mbrojtje sociale prej 785 milionë euro, ose 34 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, që paraqet një maksimum historik. Fondet që mungojnë janë 705 milionë euro, ndërsa kufiri i pritshëm i borxhit është deri në 600 milionë euro. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, paraprakisht ka vlerësuar se buxheti përveç objektivit është edhe shoqëror. Ai tha se Qeveria kujdeset për standardin social të qytetarëve, për këtë arsye pensionet dhe përfitimet sociale do të rriten në vitet në vijim, si dhe pagat në pjesën e sektorit publik ku nuk ka pasur rritje me vite.

SHARE