MBROJTJA E TË DREJTAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE ËSHTË ÇELËSI I SË ARDHMES SË EVROPËS

Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave që u përkasin pakicave kombëtare është në qendër të vlerave dhe politikave të Bashkimit Evropian (BE), tha Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varheli. Ai e tha këtë në një videomesazh në panelin “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave kombëtare si çelësi i një të ardhmeje të suksesshme evropiane”, i cili u mbajt në Qendrën Informative të BE-së. Sipas Qendrës Informative të BE-së, Varheli tha se Komisioni vazhdon të inkurajojë qeveritë në Ballkanin Perëndimor që të mbështesin, zbatojnë dhe financojnë mbrojtjen e pakicave përmes procesit të zgjerimit. “Kjo është pjesë e detyrimeve themelore përmes Kapitullit 23 Drejtësia dhe të Drejtat Themelore. Zhvillimi sipas këtij kapitulli, duke përfshirë respektimin e të drejtave të personave që u përkasin pakicave në Ballkanin Perëndimor, është nën syrin vigjilent të Komisionit,” tha Varheli.

SHARE