Drejtori gjeneral në Ministrinë e Arsimit, Marash Dukaj, njoftoi se është shpallë prokurorimi publik për rindërtimin e shkollës në gjuhën shqipë në Dacaj të Rozhajës. Ministria e Arsimit ka planifikuar mjetet e nevojshme për rindërtimin total të shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës dhe përveç kësaj kanë hartuar edhe projektin. “Për hirë të disa procedurave të institucioneve relevante kjo u zvarrit për një kohë, por që me kënaqësi Ju njoftoj se është hapur Prokurimi publik për rindërtimin e shkollës në fjalë,” shprehet Dukaj.