NIMANBEGU DHE DELEGACIONI I KUVENDIT TË MALIT TË ZI QËNDRUAN DJE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi, i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Grupit të miqësisë së Kuvendit të Malit të Zi me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë Genci Nimanbegu ka vizituar dje zonat e prekura nga goditura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, Lezhën, Shëngjinin, Bubqin dhe Durrësin. Me këtë rast, nënkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegu, në emër të delegacionit, e përcjelli mesazhin e solidaritetit kombit shqiptar dhe udhëheqjes shqiptare, me dëshirë që pasojat e tërmetit t’i tejkalojnë sa më shpejt. Ai i lajmëroi bashkëbiseduesit se delegacioni parlamentar do ta njoftoi Kuvendin e Malit të Zi mbi informatat e fituara në terren, me qëllim të gjetjes së mënyrës që Mali I Zi ta ofrojë ndihmën e duhur shtetit fqinj mik. Nimanbegu gjithashtu e përcolli gatishmërinë e popullit të Malit të Zi, në veçanti popullatës së zonës së Ulqinit, që edhe vetë në vitin 1979 ishin viktima të tërmetit, që të ndihmojnë në akomodimin eventual të njerëzve, që mbeten pa kulm mbi kokë. Delegacionin e Kuvendit e priti dhe gjatë gjithë vizitës e shoqëroi nënkryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Vasilika Hysi. Gjatë vizitës, delegacioni u takua me nënkryetarin e Qeverisë së Shqipërisë dhe deputetin, Erjon Braçe, ministrin e punëve të brendshme Sandër Lleshaj, prefektin e prefekturës së Durrësit Roland Nasto, prefektin e prefekturës së Lezhës Pjertin Ndreu, drejtoreshën e njësisë shëndetësore Lezhë, Zoja Zefaj, si dhe me vullnetarët e organizatës joqeveritare “Amaneti” nga Ulqini. Në fund të vizitës, delegacioni u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe ministrin e turizmit dhe mjedisit jetësor të Shqipërisë Blendi Klosin, që shprehen falënderim të posaçëm Malit të Zi për solidaritetin dhe ndihmën, si dhe delegacionit të Kuvendit për vizitën. Në Durrës delegacioni u takua edhe me përfaqësuesin e asamblesë shtetërore të Nju Jorkut, me prejardhje nga Ulqini, Mark Gjonaj, që udhëheq ekipin e inxhinierëve ekspertë nga SHBA-të. Delegacioni vizitoi qendrat e strehimit në Lezhë dhe Durrës, Qendrën operacionale të prefekturës së Lezhës, rrënojat e objekteve banesore dhe të tjera, biseduan me anëtarë të familjeve të prekura nga tërmeti.

SHARE