SPAJIQ: SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS JANË PARTNERI DHE ALEATI YNË KRYESOR

“Qeveria e Malit të Zi është plotësisht pro-euro-atlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë kryesor”, tha kryeministri Millojko Spajiq në një takim me ambasadoren e SHBA-së Judy Reising Rajnke.

Kryeministri e njoftoi ambasadoren për planet për periudhën e ardhshme dhe theksoi se integrimi evropian, rritja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe fuqizimi i sektorit të sigurisë janë në fokus të punës së Qeverisë.

Ambasadorja Rajnke shprehu pritshmëritë që Qeveria të përparojë shpejt në përmbushjen e obligimeve që Mali i Zi të përparojë drejt anëtarësimit në BE dhe të mbetet aleat i fuqishëm në NATO.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik me theks në tërheqjen e më shumë investimeve amerikane në Mal të Zi.

Një nga temat e takimit ishte regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, ndërsa kryeministri tha se Qeveria do të bëjë gjithçka që ky proces të jetë sa më gjithëpërfshirës.

„Për zhvillim të mëtejshëm duhen të dhëna, por të dhëna të besueshme dhe të njohura nga të gjithë aktorët përkatës,“ theksoi kryeministri Spajiq.

SHARE