BIDEN BËN THIRRJE PËR “PAUZË” NË KONFLIKTIN MES IZRAELIT DHE HAMASIT

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u përball me një grua e cila ndërhyri gjatë fushatës të mërkurën në shtetin e Minesotës, i cili bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në luftën Izrael-Hamas.

“Si një rabine, dua që ju të bëni thirrje për një armëpushim tani”, bërtiti gruaja, e cila u identifikua si Rabinja Jessica Rosenberg, ndërsa Bideni po fliste.

Bideni u përgjigj, duke thënë: “Unë mendoj se ne kemi nevojë për një pauzë. Pauza nënkupton të japësh kohë për të nxjerrë të burgosurit jashtë”.

“Unë jam ai që e bindi Bibin të bëjë thirrje për një armëpushim për të lejuar të burgosurit të nxirren. Unë jam ai që fola me Sisin për ta bindur atë të hapte derën (Rafah)”, shtoi ai, duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, përkatësisht presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Sipas raporteve të Shtëpisë së Bardhë, siguria e shoqëroi gruan e cila ndërhyri jashtë ndërsa ajo vazhdoi të thërriste “Armëpushim tani”. Publiku u kundërpërgjigj me thirrjet “Katër vite të tjera” në mbështetje të Bidenit.

“Unë i kuptoj emocionet”, vazhdoi Biden.

“Kjo është tepër e komplikuar për izraelitët. Po ashtu është tepër e komplikuar edhe për botën muslimane. Unë kam mbështetur zgjidhjen me dy shtete, e kam mbështetur që nga fillimi”, tha Biden.

SHARE