KUVENDI MIRATOI NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PRESIDENTIN

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi miratuan ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, të propozuar nga Fronti Demokratik (FD). 41 deputetë votuan për, përkatësisht mazhoranca e vjetër, FD, Demokratët, PSP dhe LQ URA ndërsa 1 kundër. Depueti Genci Nimanbegut ishte kundër ndërsa depuetët e tjerë nuk ishin në sallë gjatë votimit (SD, SDP), kurse PDS, PB dhe Mehmed Zenka. Diskutimi zgjati mbi gjashtë orë. Predrag Bullatoviq, në emër të propozuesit të Ligjit, tha se ky është “Ligji për Malin e Zi, jo për Millon apo Lekiqin”. “Me këtë ligj, pa i hequr asnjë autoritet presidentit, ne i kemi çmontuar normat se si të marrim mandatin që do të propozojë presidenti i Malit të Zi”, tha Bullatoviq. Pajtimi, shton ai, është obligim. Siç tha ai, ndarjet janë përpjekje për një politikë që nuk është politikë e së ardhmes.  Më parë, ekzistenca e interesit publik është miratuar në lidhje me efektin prapaveprues të ligjit dhe arsyen e urgjencës, pra të hyjë në fuqi në ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

SHARE