KRIVOKAPIQ VIZITË NË BEOGRAD

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq ndodhet për një vizitë dyditore në Serbi, të cilin në aeroportin e Beogradit e ka pritur zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Serbisë, Branislav Nedimoviq. “Qëllimi i vizitës është përmirësimi i bashkëpunimit me Serbinë. Se ajo që kemi te jete më e mirë në çdo kuptim. Se lidhja jonë, e ndërthurur historikisht dhe familjarisht, te dale në pah përmes përmirësimit të bashkëpunimit”, u tha Krivokapiq gazetarëve pas mbërritjes së tij në Beograd. Ditën e nesërme, Krivokapiq do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Serbisë, Ivica Daçiq.

SHARE