Në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ) në Podgoricë, nga sot lejohen vizitat e pacientëve që i nënshtrohen trajtimit spitalor.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, vizitat do të kryhen çdo ditë për dy orë nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
Ata theksuan se vetëm një person mund ta vizitojë pacientin në periudhën e caktuar për 20 minuta.
“Gjithashtu theksojmë se vizitorët gjatë qëndrimit të tyre në dhomën e pacientëve, pranë reparteve intensive dhe gjysmë intensive, në departamentet e onkologjisë dhe hematologjisë duhet të mbajë pajisje mbrojtëse personale”, thuhet në komunikatën e QKMZ.
Para se të hyjë në dhomën e pacientit, thonë nga Qendra Klinike, është e nevojshme që vizitori të kontaktojë personelin e repartit për të marrë udhëzimet e duhura.
“Vizita te pacienti duhet të shtyhet nëse vizitori ka simptoma dhe shenja të infeksionit respirator dhe nëse ka infeksion akut gastrointestinal (të vjella, diarre). Gjatë vizitës, vizitori nuk lejohet të ulet në shtratin e pacientit, ndërsa dezinfektimi i duarve është i detyrueshëm para hyrjes dhe pas daljes nga dhoma e pacientit. Rekomandimet e lartpërmendura mund të ndryshohen në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike të Malit të Zi.