GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM AMBASADOREN E SHBA-së NË MAL TË ZI, JUDY RISING REINKE

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.

Gjeloshaj në takim me ambasadoren theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

„SHBA-të janë aleati ynë kryesor dhe nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ekspertizës amerikane në fushën e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe projekteve zhvillimore, vendi ynë fiton mbështetje të fortë. Në këtë drejtim vazhdon edhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me kompanitë amerikane që operojnë në Mal të Zi dhe kompanitë potenciale të interesuara, të cilat mund të jenë shembull për kompanitë e vogla dhe të mesme se si të rrisin nivelin e prodhimit dhe zhvillimit,“ tha Gjeloshaj.

SHARE