Pensionistët në Mal të Zi do të marrin një rritje pensioni prej rreth 50 euro, tha në programin “Rrjeti” ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Vlladimir Drobnjak.
Siç tha ai, këto ditë janë duke planifikuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe do të bisedojnë me kolegë nga Ministria e Financave.
„Buxheti do të jetë pak më i madh këtë vit, do të na lehtësojë situatën dhe nuk do të ketë vend për të folur nëse pensionet do të jenë të sigurta apo jo”, tha Drobnjak.
Siç tha ai, pensionet do të rriten për 50 euro, por theksoi se nuk mund të japë një shifër të saktë sepse gjithçka varet nga norma e inflacionit.
“Rritja është e sigurt, rritja e janarit do të jetë e konsiderueshme dhe është e sigurt, është miratuar e gjitha, ka kaluar në Kuvend dhe rregullimi i tretë do të jetë 2.4 për qind dhe pensioni i radhës do të rritet për aq, dhe rritja e janarit të parë do të vijojë gjithashtu”, tha ai.