MILLATOVIQ: PARTITË TË HARMONIZOJNË PLATFORMËN PËR INTEGRIM NË BE

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq do t’u ofrojë të gjitha subjekteve parlamentare një platformë që synon përshpejtimin e procesit të integrimit në BE, forcimin e luftës kundër korrupsionit, zgjedhjen e zyrtarëve më të shquar të drejtësisë si dhe reformën zgjedhore.

Ai theksoi se të gjitha partitë mbështesin integrimin në BE dhe shpreson në përgjigjen e tyre pozitive.

“Përkrahja prej 80 për qind, sa qytetarë malazezë e mbështesin anëtarësimin në BE, është shumë më tepër se mesatarja e rajonit”, tha Millatoviq.

Ai theksoi se platforma e ofruar është edhe më e rëndësishme duke pasur parasysh bllokadën institucionale në vend.

Ai përkujtoi se zgjedhjet janë mbajtur në qershor dhe parlamenti ende nuk është konstituuar.

“Nënshkrimi i përbashkët i kësaj platforme do të ishte një shenjë e pjekurisë dhe kapacitetit demokratik të Malit të Zi. Që përkundër dallimeve politike, ne duhet të mblidhemi rreth interesit publik”, tha presidenti.

Ai theksoi se është një platformë e përbashkët “Për Malin e Zi në BE”.

Kreu i shtetit malazez ka theksuar se një nga parimet në platformë është harmonizimi i veprimtarisë legjislative me Kushtetutën.

Më pas zgjeron dialogun parlamentar, pastaj reformat në drejtësi, më pas reformën zgjedhore dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Një nga parimet është ndërtimi i një administrate publike efikase përmes depolitizimit.

Ekziston edhe përmirësimi i mjedisit për punën e sektorit civil dhe medias, si dhe angazhimi për ndërtimin e një shoqërie me mundësi të barabarta, por edhe forcimi i konceptit kushtetues të Malit të Zi ekologjik dhe krijimi i një mjedisi më të mirë për të rinjtë, nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit arsimor.

SHARE