LISTA SHQIPTARE: TË HAPUR PËR PJESËMARRJE NË QEVERI

Në takimin e djeshëm, të gjitha subjektet përbërëse të listës shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj – “Koha është tani” i dhanë dritën jeshile hapjes së bisedimeve për pjesëmarrje në Qeverinë e Malit të Zi. Siç kumtojnë nga kjo listë, u shqyrtua edhe platforma e bisedimeve për pjesëmarrjen e mundshme në qeveri pa të cilën nuk mund të ketë takime e bisedime me subjektet e tjera parlamentare. Në takim u shqyrtua situata aktuale dhe sfidat e reja të popullit shqiptar në Mal të Zi dhe u dakorduan hapat e mëtejmë për fortësimin e strukturave funksionale të Listës Shqiptare dhe veprimit unik të saj në periudhën e ardhshme.

SHARE