Ai gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, ka thënë se Mali i Zi i kupton nevojat e BE-së për të eliminuar shkaqet e krizës përmes së cilës po kalon dhe i nënshtrohet procesit të konsolidimit të brendshëm.
“Por ne nuk mendojmë se përgjigjja ndaj këtyre problemeve është një ndalesë apo një ngadalësim serioz në projektin misionar të bashkimit të Evropës. Përkundrazi, unë besoj se bashkimi i plotë është pjesa më e rëndësishme e përgjegjësisë ndaj të gjitha problemeve që po kalon BE “, deklaroi Gjukanoviq.