DUKAJ EMËROHET DREJTOR POLITIK I ASH-së

Marash Dukaj, në mbledhjen konstituive të Alternativës Shqiptare në Ulqin,  emërohet drejtor politik i këtij subjektit politik.

Siç kumtohet nga ASH, në takim ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e kryesisë, ndërsa përpos emërimit të Dukaj, është miratuar edhe rregullorja e punës së kryesisë dhe është miratuar vendimi për hapjen e zyrës së ASH-së, në Tivarë.

Marash Dukaj, aktualisht është edhe drejtor gjeneral në drejtorinë e  arsimit të popujve pakicë, pranë Ministrisë së Arsimit të MZ.

SHARE