NETANYAHU: TRUMP MË NXITI TË REFUZOJË ARMËPUSHIMIN ME HAMASIN DHE TË VAZHDOJË OFENSIVËN NË GAZA

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump e ka nxitur që të refuzojë një marrëveshje armëpushimi të pjesshëm me Hamasin dhe të vazhdojë ofensivën në Gaza me “forcë të plotë”.

Netanyahu nuk pranoi të mbajë një votim për armëpushimin e propozuar gjatë një takimi të kabinetit të sigurisë të dielën vonë, duke pretenduar se Trump mbështeti zgjerimin e konfliktit.

Në vend të kësaj, takimi gjashtëorësh u përqendrua kryesisht në përshpejtimin e planeve për një ofensivë ushtarake brenda Qytetit të Gazës, sipas disa rrjedhjeve të informacionit nga seanca me dyer të mbyllura.

Nëse deklaratat e Netanjahut janë të sakta, ato bien ndesh me deklaratat publike të presidentit amerikan, i cili nëpërmjet mediave ka bërë thirrje për  armëpushim dhe vetëpërmbajtje nga ana e Izraelit.

Mediat izraelite raportojnë se Trump nuk ka ushtruar presion ndaj Netanjahut për të kundërshtuar planin për pushtimin e plotë të Gazës, por përkundrazi e ka nxitur që të përshpejtojë ofensivën dhe të zhdukë Hamasin sa më shpejt.

Ky qëndrim i Trump, sipas mediave, është arsyeja përse Izraeli ka refuzuar tre plane për armëpushim që Hamasi kishte pranuar më parë.

SHARE