MË SHUMË SE GJYSMA E EVROPIANËVE MBËSHTESIN ANËTARËSIMIN E MALIT TË ZI NË BE

Foto: Ilustrim

Sipas një hulumtimi të posaçëm të Eurobarometrit, më shumë se gjysma e qytetarëve të Bashkimit Evropian (51%) mendojnë se Mali i Zi duhet të bëhet anëtar i BE-së, për sa kohë që përmbush të gjitha kriteret për anëtarësim. Ndërkaq, 38% janë kundër kësaj ideje.

???? Mali i Zi shihet si vendi më i privilegjuar nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në 7 shtete anëtare të BE-së është kandidati më i favorizuar për anëtarësim.

???? Ndërsa në 14 vende të BE-së, vendi më i preferuar për anëtarësim është Ukraina.

Mbështetja më e lartë për anëtarësimin e Malit të Zi:

  • Suedi – 81%
  • Slloveni – 70%
  • Kroaci dhe Danimarkë – 68%
  • Hungari – 66%
  • Sllovaki – 65%
  • Holandë – 61%
  • Rumani, Spanjë, Finlandë, Luksemburg, Estoni, etj. – 50%+

Në vetë Malin e Zi, sipas sondazheve të fundit:

  • 64% e qytetarëve do të votonin “për” anëtarësim në BE nëse do të mbahej një referendum
  • 69% kanë besim në Bashkimin Evropian
  • 75% mendojnë se anëtarësimi do të sillte më shumë përfitime sesa rreziqe

Ky nivel i mbështetjes, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, e bën Malin e Zi një nga kandidatët më të avancuar për anëtarësim në BE në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

SHARE