KOS: NËSE VAZHDON PROGRESI, MALI I ZI MUND TË BËHET ANËTARE E BE-së NË VITIN 2028

Pietro Naj-Oleari, European Parliament, Information General Directoratem, Web Communication Unit, Picture Editor and photographer. E-mail: pietro.naj-oleari@europarl.europa.eu

Foto: EP

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi sot se Mali i Zi mund të bëhet anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian në vitin 2028, nëse vazhdon puna e mirë dhe përmbushen të gjitha detyrimet teknike.

Ajo theksoi se në tetë muajt e fundit janë hapur më shumë klasterë negociues sesa në pesë vitet e fundit dhe janë mbyllur më shumë kapituj sesa në dhjetë vjet të negociatave.

“Nëse puna e mirë me Malin e Zi vazhdon, me ndihmën e Kroacisë, dhe përfundon edhe pjesa teknike deri në fund të vitit të ardhshëm, atëherë në vitin 2028 mund ta kemi Malin e Zi si anëtaren e 28-të të BE-së”, tha Kos në forumin në Bled.

Ajo shtoi gjithashtu se, nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon të bëjë një punë të shkëlqyer, Shqipëria mund të bëhet anëtarja e 29-të e BE-së në vitin 2029.

Deklaratat e Marta Kos janë një sinjal i qartë inkurajimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe një mesazh se anëtarësimi në BE varet nga përkushtimi politik dhe përmbushja e reformave konkrete.

SHARE