AKSSI FRANCEZE NË TERREN DUKE NDIHMUAR PËR TË KAPËRCYER NJË NGA SULMET KIBERNETIKE MË KOMPLEKSE

Ministria e Administratës Publike (MAP) njoftoi se Qeveria e Francës iu përgjigj pozitivisht kërkesës së autoriteteve të Malit të Zi dhe vuri në dispozicion Agjencinë Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (AKSSI) për të kryer një mision mbështetjeje dhe asistence në zbulimin, analizën dhe riparimin e pasojave të sulmeve kibernetike në Mal të Zi. “Ata tashmë janë në terren dhe po ndihmojnë për të kapërcyer një nga sulmet kibernetike më komplekse me të cilat po përballet Mali i Zi që nga 19 gushti”, thuhet në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Administratës Publike. Nga ky dikaster qeveritar, falënderuan ambasadën franceze, si dhe të gjithë aleatët, për mbështetjen që i japin Malit të Zi.

SHARE