GJELOSHAJ DHE KAJOSHAJ PRITËN NË TAKIM, NËNKRYETARIN E FEDERATËS “VARTA” – DR. PASHKO CAMAJ

Sot, Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, pritën në takim, nënkryetarin e Federatës “Vatra” – dr. Pashko Camaj. Duke qenë se dr. Camaj, me profesion është doktor i shëndetit publik, në takim u diskutua edhe mbi projektet dhe planet zhvillimore të komunës së Tuzit, por edhe mbi situatën aktuale me pandeminë COVID-19 dhe nevojën e respektimit të masave parandaluese të saj. Nga komuna theksojnë se takimet e këtilla, jo vetëm se paraqesin nevojë vëllazërore, por ato janë edhe rast i mirë për shkëmbim të përvojave. Në takim, dr.Camaj shprehi respekt për mënyrën e menaxhimit të situatës me Covid-19, në komunën e Tuzit, duke apeluar që të vazhdohet në të njëjtën mënyrë. Po ashtu, Camaj vlerësoi se me bashkëpunim ndërshqiptarë, çdo gjë mund të arrihet.

SHARE