NUHOXHIQ: NE DO TË SIGUROJMË PAQEN DHE SIGURINË DERISA TË FORMOHET QEVERIA

Si në çdo shoqëri demokratike, qeveria do të formohet në një procedurë demokratike, në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, të cilat janë shprehje e vullnetit të qytetarëve dhe shteti e institucionet do të sigurojnë paqe dhe siguri për çdo individ, tha Ministri i Brendshëm Mevlludin Nuhoxhiq, duke shtuar se ai do të jap një kontribut të plotë për të, “ashtu si në ditën e zgjedhjeve, kështu deri në formimin e qeverisë”. Nuhoxhiq tregon se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike. “Ne premtuam se dita e zgjedhjeve do të kaloj pa incidente dhe se do të kishim një proces të drejtë zgjedhor. Ne e përmbushëm atë premtim me përgjegjësi. Sidoqoftë, edhe pas zgjedhjeve, ne kemi nevojë për të siguruar funksionimin e demokracisë, respekt dhe vlerësim të ndërsjellë,” tha ai.  Këto ditë, siç pohon ai, shoqëria në tërësi, por edhe institucionet e sistemit, janë në provim. Nuhoxhiq tregon se festimet duhet të jenë të përshtatshme me standardet civilizuese dhe demokratike.

SHARE