SHUMICA QEVERISËSE PROPOZOI NDRYSHIME NË RREGULLOREN E PUNËS: 5 NËNKRYETARË, MAKSIMUMI 2 NGA PARTITË E PAKICAVE

Një pjesë e krerëve të klubeve parlamentare të mazhorancës qeverisëse kanë dorëzuar dje në procedurë parlamentare propozimin për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Malit të Zi, i cili rekomandon që maksimumi dy nga nënkryetarët e tij mund të zgjidhen nga radhët e përfaqësuesve të partive të pakicave.

Sipas Rregullores së Punës, nga këto parti zgjidhet një nënkryetar.

Nëse miratohet kjo dhe propozimi për ndryshimin e vendimit për numrin e nënkryetarëve, mbledhja aktuale e parlamentit do të kishte pesë, në vend të katër vendeve të përcaktuara për nënkryetarë.

Në propozimin për ndryshime në Rregullore, shkruhet se ato mund të justifikohen ligjërisht me “nevoja për sigurimin e të drejtave të barabarta, promovimin e parimeve demokratike dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave”.

“Përveç kësaj, ky ndryshim mund të kontribuojë në efikasitet dhe përfshirje më të madhe në punën e Kuvendit, mundëson përfaqësim më të mirë të interesave specifike të pakicave dhe kontribuon në forcimin e kohezionit social,“ shkruan në propozimin e nënshkruar nga deputetët Vasilije Çarapiq (Lëvizja „Evropa Tani“), Dejan Gjuroviq (Demokracia e Re Serbe), Boris Bogdanoviq (Demokratët), Millan Knezheviq (Partia Popullore Demokratike), Bogdan Bozhoviq (Partia Popullore Socialiste) dhe Nikollë Camaj (Forumi Shqiptar).

Kuvendi do të vendosë për ndryshimet e propozuara në Rregullore dhe për numrin e nënkryetarëve në seancën e jashtëzakonshme të caktuar për më 16 gusht.

SHARE