QTD: NUMRI I BANORËVE TË MALIT TË ZI ËSHTË NË RËNIE QË NGA VITI 2018

Popullsia totale e Malit të Zi ka rënë me 0.34 për qind në vitin 2021, për shkak të rritjes së vdekshmërisë gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u regjistrua shkalla më e lartë e vdekshmërisë që nga Lufta e Dytë Botërore, njoftoi Qendra për Tranzicionin Demokratik.

Siç kanë thënë nga ajo organizatë joqeveritare, në pesë vitet e fundit, popullsia e përgjithshme e Malit të Zi ka ardhur duke u zvogëluar vazhdimisht për shkak të nivelit të ulët të natalitetit dhe largimit të të rinjve nga vendi.

“Megjithatë, edhe pse në vitin 2022 vdekshmëria është rikthyer në nivelin e pritur, numri i përgjithshëm i banorëve është ende në rënie me të njëjtin ritëm, por jo për shkak të pandemisë, por për shkak të largimit më të madh të popullsisë”, kanë thënë ata.

Në njoftim thuhet se këto janë të dhënat e paraqitura nga Shoqata e Statisticienëve dhe Demografëve dhe QTD-së në analizën “Pse Mali i Zi nuk kujdeset për popullsinë e vet?”.

Ata shtuan se, sipas vlerësimeve zyrtare, në vitin 2022, 1,951 njerëz më shumë u larguan nga Mali i Zi sesa emigruan.

“Nga ana tjetër, kanë vdekur 47 persona më shumë se sa kanë lindur. Pra, numri i përgjithshëm i popullsisë është ulur me 1998 persona ose 0,33 për qind krahasuar me një vit më parë”, kanë thënë ata.

SHARE