Me shije të veçantë dhe të lehtë. Receta më e mirë për të shijuar gatimet e verës. Mjaftojnë pak përbërës për të përgatitur një nga recetat më fantastike me kungullin e verdhë të stinës.
Ndiqni hapat e thjeshtë dhe shijojeni bashkë në familjen tuaj.
PERBERESIT
- 500 gr kungull i verdhë i grirë në rende
- 2 qepë të njoma
- 200 gr djath të bardhë
- 1 vezë
- piper
- majdanoz
- miell që fryhet vetë
PËRGATITJA
Grijmë me rende 500 gr kungull të verdhë. E kriposim dhe e lemë për 10 minuta.Më pas e shtypim mirë dhe lëngun që nxjerr e lejmë po në tas.Shtojmë 2 qepë të njoma, 200 gr djath të bardhë, 1 vezë, majdanoz, piper dhe rreth 100 gr miell që fryhet vetë.I përziejmë mirë dhe i skuqim në vaj të bollshëm.Brumi nuk duhet të jetë as i ujshëm dhe as shumë i trashë. Me ndihmën e lugës i japim formën kur ti skuqim./Kuzhinaime