NOVAKOVIQ GJUROVIQ: VALDANOS DO TË JETË ZONË E MBROJTUR, NUK DO TË KETË NDËRTIME

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit është në fazën përfundimtare të propozimit për mbrojtjen e përkohshme të Valdanos, tha ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq. Me iniciativë të Komunës së Ulqinit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka përgatitur një Studim për mbrojtjen e përkohshme të Valdanosit. Sapo ka përfunduar studimi dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe procedurat do t’i dorëzohet Komunës së Ulqinit të premten me 05.08”, tha ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq. Ajo njoftoi se zona e Valdanosit i plotëson të gjitha kriteret për mbrojtje të përkohshme. Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit është duke punuar edhe në hartimin e Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Programit të Ndërtimeve të Përkohshme në Komunën e Ulqinit. “Objektet e përkohshme të propozuara, përfshirë objektet e bashkësive fetare në Valdanos, për të cilat Qeveria e kaluar ka marrë vendim në ditën e fundit të mandatit, do të përjashtohen nga Programi i objekteve të përkohshme”, thuhet në njoftim.

SHARE