GJUROVIQ: KEMI NJË SEZON KORREKT DHE TË SUKSESSHËM

Numri i turistëve dhe vizitorëve është treguesi më i mirë se është një sezon korrekt dhe i suksesshëm, vlerësoi ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, dhe shtoi se është larg nga katastrofa, siç duan ta paraqesin disa. Ai tha se sipas shifrave të 28 korrikut, në Mal të Zi ka pasur 171.34 mijë vizitorë, që është 2.4 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe 12.5 për qind më pak se në vitin 2019. Ai theksoi se për fat të keq edhe disa media rajonale kanë dhënë njëfarë ekskluziviteti për të folur për diçka që nuk është e vërtetë, por edhe individë që ia vënë erën në shpinë dhe që nuk e kuptojnë se promovimi i turizmit është akt patriotizmi. „Jam i kënaqur që mediat malazeze nuk po shkojnë në atë drejtim”, tha Gjuroviq .Ai tha se kemi pasur një parasezon të mrekullueshëm, si dhe një vonesë të caktuar në fillimin e sezonit të pikut në korrik, duke theksuar se tani radhët janë të pafundme.

SHARE