Politika e dyerve të hapura dhe forcimi i sigurisë së zonës së Atlantikut të Veriut mbetet prioriteti ynë, tha presidenti Millo Gjukanoviq pas përfundimit të procedurës kombëtare për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s. Siç deklaroi presidenti, Mali i Zi sot ka përfunduar zyrtarisht procedurën kombëtare për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancë. “Mirë se erdhet në NATO! Politika e dyerve të hapura dhe forcimi i sigurisë së rajonit të Atlantikut të Veriut mbeten prioriteti ynë. Ne po vazhdojmë së bashku në procesin e bashkimit të Evropës dhe forcimit të NATO-s me synimin e sigurisë, stabilitetit dhe konkurrencës globale të Evropës”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.