GJELOSHAJ: KOMUNA E TUZIT KA NISUR PËRGATITJEN E PUNIMEVE PËR ASFALTIMIN E RRUGËS SË MBETUR NË TRIESH

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se kanë filluar me rrugët Tuz-Milesh-Dinoshë dhe Milesh – Rrogath, ndërsa nga sot kompania e kontraktuar nga Komuna e Tuzit ka nisur përgatitjen e punimeve për asfaltimin e rrugës së mbetur në Triesh. “Pas përfundimit të saj, në bashkëpunim me diasporën, i vjen radha asaj në Muzheçk. Falënderoj diasporën e Trieshit dhe iniciatorët e ndërtimit të rrugës për kontributin. Siç kemi premtuar, Komuna e Tuzit pas përfundimit të rrugës Koritë – Poprat, vitin e kaluar, po përfundon edhe pjesën e mbetur të rrugës Poprat- Delaj,“ shkruan Gjeloshaj.

SHARE