Stuhia që përfshiu Malin e Zi ka prekur veçanërisht rajonin bregdetar ku, për fat të keq, kemi humbur edhe jetë njerëzish, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
“Në Çanj, një shtetas turk ka humbur jetën në kantierin e ndërtimit, ndërsa në Radoviq një person ka mbetur i vdekur nga një goditje rrufeje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Theksohet se një person është shpëtuar nga uji në Petrovc, ndërsa një punëtor është lënduar lehtë në Portin e Tivarit.
“Dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar në portin e Tivarit, Ulqinit, Kotorrit dhe Budvës. Në pjesën qendrore dhe veriore të Malit të Zi janë shkaktuar dëme të vogla materiale në formë të pemëve të rëna, pa dëme të mëdha. Të gjitha shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit janë në terren, si dhe zyrtarët e njësive rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së”, thuhet në njoftimin e MPB.