ERËRAT E FUQISHME SHKAKTUAN DËME TË KONSIDERUESHME NË ZONËN E MALËSISË

Erërat e fuqishme disa minutëshe shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonën e Malësisë.

Sipas asaj që shihet në terren, erërat kanë shkaktuar dëme në kulmet e shtëpive, shkollave, por edhe në serra.

Me qindra hektar siperfaqe e mbjellë me produkte të ndryshme vendase si: shalqi, pjepër, spec, domate, patate, etj u demtuan për shkak të stuhive të forta që përfshin fshtrat e Malësisë.

Kryesisht era shkatërroi plastmaset e tuneleve të ndërtuara nga fermerët për ruajtjen e bimës nga temeperaturat e motit.

Dëmi ekonomik është i madh për familjet fermere pasi plastmasi duhet të zëvendësohet nga e para.

SHARE