Këshilli për Luftën Kundër koronavirusit ka miratuar masa të reja që do të vlejnë nga nesër deri më 16 korrik. Një nga masat është që të gjithë pensionistët që vaksinohen në korrik me dozën e parë të vaksinës së koronavirusit do të marrin një kupon turistik me vlerë 50 euro, për mënyrën e përfitimit të këtij kuponi opinioni publik do të informohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. “Një ditë pushim pas vaksinimit u ofrohet punonjësve në institucionet shtetërore. Ne u rekomandojmë që edhe institucionet privatë të ndjekin shembullin tonë. Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias do të informojë publikun për mënyrën e realizimit të kësaj mundësie “, thekson Ministria e Shëndetësisë. Të gjithë qytetarët e Malit të Zi që janë vaksinuar me vaksinën Sinofarm ose Sputnik V, në rast udhëtimi jashtë vendit, dhe shteti se ku ata duan të shkojnë kërkon paisjen me test të Covid-19,atëherë ata do të pajisen me test PCR falas në Institutin e Shëndetit Publik. Numri i lejuar i tifozëve në ngjarjet sportive po rritet. Në vend të 10 përqindë, është e mundur që numri i publikut të jetë 30 përqind e numrit të përgjithshëm të vendeve. Afati i interpretimit të muzikës live në kopshte dhe në tarracat e objekteve hotelierike po zgjatet. “Në vend të orës 20:00 deri në 11:00, muzika live në të hapur mund të interpretohet nga ora 20:00 deri në mesnatë. Që nga nesër, qytetarët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë janë të lirë të hyjnë në Malin e Zi. “Këto masa janë të vlefshme deri më 16 korrik. Sidoqoftë, në rast të një përkeqësimi të situatës epidemiologjike, masat do të shtrëngohen menjëherë në përputhje me situatën “, thuhet në masat e reja.