Për shkak të publikut njoftojmë opinion se anëtarët e Kryesisë së Lëvizjes Qytetare URA në mbledhjen e fundit, në iniciativën e deputetit Negjelko Rudoviq, u deklaruan lidhur me atë nëse Lëvizja Qytetare e URA duhet të ndërpresë pa kushte bojkotin dhe të kthehet në Parlament.
Në këtë mbledhje të gjithë anëtarët e pranishëm e refuzuan këtë propozim të tillë dhe votuan kundër përveç deputetit Rudoviq i cili votoi për t’u kthyer në Parlament, deklaroi, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Qytetare URA, Milleta Radovanoviq, pas deklaratës së sotme të deputetit të kësaj partie Negjelko Rudoviq, i cili deklaroi se Lëvizja Qytare URA, duhet të kthehet në Parlament.
Radovaniq shton se në Lëvizjen e Qytetarëve URA janë gjithmonë të hapur për mendime të ndryshme dhe i pranojnë ato si një pasuri që forcon kapacitetin demokratik të partisë.
“URA është parti e cila që nga themelimi ka trashëguar shumëllojshmërinë e të menduarit, duke demonstruar vazhdimisht kapacitetin demokratik dhe respektin për çdo mendim që mund të çojë në përmirësimin e klimës politike në Malin e Zi”, tha Radovanoviq.