GJUROVIQ: PËRPARIMI I FQINJËVE ËSHTË I MIRË EDHE PËR MALIN E ZI

BE-ja do të merret më shumë me rajonin vetëm nëse gjërat përkeqësohen. Nëse reformat shkojnë në drejtimin e duhur, atëherë çështja e rajonit nuk do të ishte e lartë në agjendën e institucioneve të BE-së, por ky do të ishte sinjal i mirë.Dhe kjo do të thotë se kemi më shumë hapësirë ​​për t’u marrë me temat ekonomike, deklaroi Gordana Gjuroviq. Paralajmërimi i Komisionarit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn se Maqedonia dhe Shqipëria mund të fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE deri në fund të vitit 2019 mund të pasqyrohet pozitivisht edhe mbi Malin e Zi, vlerësuan për gazetën “Pobjeda” Presidentja e Bashkimit Panevropian të Malit të Zi dhe profesoresha në Fakultetin Ekonomik Gordana Gjuroviq.

“Çdo vendim është i mirë për një vend, është mirë për të gjithë të tjerët dhe kështu edhe për Malin e Zi. Të gjithë jemi të lidhur ngushtë dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë fqinjët tanë të punojnë në reformat e tyre, që do të thotë në sigurinë e vet, stabilitetin dhe prosperitetin e tyre. Përveç efektit pozitiv, nuk duhet të neglizhohet efekti i rritjes së konkurrencës në dinamikën e negociatave dhe pastaj disesi të gjithë përpiqen më shumë dhe procesi bëhet edhe më transparent”, theksoi Gjuroviq.

Ajo shtoi se çështja e rajonit, ne rast se reformat vazhdohen në drejtimin e duhur, nuk do të ishin lartë në rendin e ditës të institucioneve të Bashkimit Evropian, por që kjo do të ishte sinjal i mirë, tha Gjuroviq.

SHARE