REGJISTRIMI TË MOS PËRPUTHET ME ZGJEDHJET LOKALE APO SHTETËRORE

Qeveria në seancën e sotme miratoi Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ministri i Financave, Aleksanadar Damjanoviq, tha se Qeveria do të konsultohet me komisionin kompetent të Kuvendit të Malit të Zi për datën e regjistrimit. Damjanoviq tha se në bashkëpunim me Monstatin janë përcaktuar konkluzionet që do ta shoqërojnë projektligjin dhe të cilat parashohin se cilat janë standardet ndërkombëtare në atë fushë. „Projektligji shoqërohet me një konkluzion: Qeveria merr përsipër që në bashkëpunim me Kuvendin të përcaktojë periudhën e regjistrimit dhe momentin e referencës në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare, të cilat përcaktojnë se periudha e regjistrimit nuk përkon me ngjarje të mëdha politike. siç janë fushatat zgjedhore shtetërore apo lokale, si dhe në periudhën e vitit që karakterizohet nga kushtet atmosferike që vështirësojnë aksesin në familje. Për të kryer një regjistrim është i rëndësishëm një mjedis i qëndrueshëm politik dhe social,” tha Damjanoviq në një seancë të qeverisë.

SHARE