DY PACIENTË VDIQËN, 31 RASTE TË REJA

31 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Malin e Zi dhe dy pacientë kanë vdekur si rezultat i Covid-19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Gjatë ditës së djeshme, dy vdekje në lidhje me infeksionin Covid-19 u raportuan në Institut, nga komunat e Tivarit dhe Budvës. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 69 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 745.

SHARE