FUNERALI “MALËSIA” PËRSËRI NË FUNKSION

Kryesia e Funeralit “Malësia” njofton qytetarët se pas lehtësimit të masave të epidemisë nga koronavirusi, Funerali “Malësia” përsëri është në funksion për nevojat e qytetarëve.

Funerali ishte mbyllur për arsye tashmë të njoftuna nga muaji mars, ndërsa mbas lehtësimit të masave, funerali hapet por duke respektuar masat e parapara deri në 200 persona në tubime publike.

Në përgatitje të hapjës së funeralit, janë realizuar dezinfektimi dhe pastrimi i ambienteve të funeralit që të mund të përdoret në rast nevoje.

Për informacione më të hollësishme të kontaktoni në telefonin: 069/ 082-108.

SHARE