Modelet e flokëve bob janë shumë të njohura edhe këtë vit
Bobi popullor i përshtatet çdo forme fytyre, u jep flokëve një formë tjetër, ngre fytyrën dhe vizualisht na bën të dukemi më të reja.
Megjithatë, tri modele bob bien në sy në veçanti dhe janë ndër më të kërkuarat në sallone këtë sezon, transmeton Telegrafi.
1. Bob me gjatësi mesatare
Ky model flokësh klasik nuk del kurrë nga moda dhe për këtë pranverë është i popullarizuar një version me gjatësi të mesme, deri te mjekra ose pak më poshtë. Ky stil duket modern dhe minimalist dhe mund t’i përshtatet pothuajse çdo formë fytyre.
2. Lob i gjatë me ndarje në mes
Edhe ky model flokësh do të shënojë ditët në vijim dhe do të duket veçanërisht i mirë për ato me fytyrë gjatoke. Ndarja në mes ofron një pamje të relaksuar dhe më moderne, dhe në kombinim me disa shtresa në flokë krijon volum dhe teksturë.
3. Bob pixie me teksturë
Një prerje flokësh pixie bob, domethënë një prerje flokësh bob tërësisht e shkurtër është ideale për ato me flokë kaçurrela ose me onde sepse theksojnë në mënyrë fantastike teksturën e tyre natyrale. Floktarët rekomandojnë shtimin e disa shtresave për t’i bërë flokët të duken më të plotë dhe kështu të fitojnë volum, ndërsa balluket e shkurtra apo edhe të gjata do t’ju japin hijeshi shtesë.
/Telegrafi/