Për shkak të krizës energjetike në botë, çmimi i energjisë elektrike në Mal të Zi nuk është rritur, por ka nxitur inflacionin dhe rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve, gjë që ka prekur më së shumti pensionistët me të ardhurat më të ulëta dhe rastet sociale.
Këtë e ka njohur edhe Bashkimi Evropian, ndaj përmes programit të ndihmës për tejkalimin e pasojave të krizës energjetike ka ndarë 1 milion euro ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat 30 milionë kanë shkuar për Malin e Zi.
Përveç përfitimeve të drejtpërdrejta për qytetarët, ndihma e Bashkimit është e rëndësishme sepse, siç thotë analisti ekonomik Predrag Drecun, i dërgon një mesazh të qartë Malit të Zi se Brukseli tashmë e konsideron atë pjesë të familjes evropiane.
“Nga shuma totale, rreth 2.2 milionë janë shpërndarë për familjet me siguri materiale dhe këtë ndihmë e kanë marrë rreth 6 mijë familje, po ashtu, në shumën prej 150 euro, këtë përfitim e kanë marrë edhe përfituesit e tjerë nga e drejta e sigurimit pensional dhe invalidor konkretisht, përfituesit e përfitimit të përkohshëm nga Fondi PIO, si dhe përfituesit e sigurisë materiale të luftëtarëve”, thotë Edina Deshiq nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Dhe kjo është vetëm një pjesë e këstit të parë prej 27 milionë eurosh të mbështetjes që Mali i Zi mori këtë vit nga paketa e ndihmës rajonale të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Qëllimi është të ndihmohet Mali i Zi në përpjekjet e tij në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër. Kjo është arsyeja pse, përveç ndihmës direkte financiare për më të cenuarit, paketa e mbështetjes për energjinë ndau gjithashtu 13 milionë euro për të rritur efiçencën e energjisë në familje dhe ekonomi,“ tha Oana Kristina Popa, shefe e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi.